Liverpooli është shumë pranë nënshkrimit me brazilianin Arthur Melo, me të cilin trajneri Jurgen Klopp kërkon të mbulojë problemet e shumta me dëmtimet në repartin e mesfushës.
Nevoja për të marrë një tjetër lojtar lindi mbrëmjen e se mërkurës me dëmtimin e Jordan Henderson gjatë ndeshjes së fituar 2-1 me përmbysje përballë Newcastle. Henderson mendohet se nuk do të jetë më gjendje të japë kontributin e tij në fushë në pesë ndeshjet e ardhshme, duke përfshirë dy sfidanë Champions dhe transfertën me Chelsea-n, në “Stamford Bridge”.
Gjendja e kapitenit të “The Reds” do monitorohet me shumë kujdes, pasi dëmtimi ka qenë i rendë. Gjermani nuk mund të mbështetet as te Thiago Alcantara, Naby Keita dhe Alex Oxlade-Chamberlain.
Drejtuesit e Liverpoolit u vunë menjëherë në lëvizje duke kontaktuar homologët e Juves, me të cilët kanë rëndë dakord për huazimin e brazilianit gjatë këtij sezoni. Për lojtarin që nuk është në planet e Allegrit ka pasur interes edhe nga Wolves, Sportingu i Lisbonës dhe Valencia muajin e kaluar.
Top Channel