Shefi i gjigantit rus të naftës ‘Lukoil’, Ravil Maganov, ndër të parët që kërkoi përfundimin e luftës në Ukrainë, ka ndërruar jetë pasi ra nga dritarja e një spitali në Moskë.
Maganov, 67 vjeç, po trajtohej në Spitalin Klinik Qendror të qytetit dhe vdiq nga plagët e marra si pasojë e rënies nga godina, raportuan mediat në Rusi.
Ai është i fundit mes një sërë drejtuesish biznesi të profilit të lartë që kanë vdekur në rrethana misterioze.
Menjëherë pasi Rusia pushtoi Ukrainën, Lukoil bëri thirrje që lufta të përfundojë.
“Ne mbështesim fuqimisht një armëpushim të qëndrueshëm dhe një zgjidhje të problemeve përmes negociatave serioze dhe diplomacisë.”- shprehej Maganov.
Ravil Maganov mori detyrën si kryetar i bordit të Lukoil dy vjet më parë. Ai filloi të punojë në kompaninë private të naftës në vitin 1993.
Në maj, një ish-menaxher i lartë në Lukoil, Alexander Subbotin, thuhet se vdiq gjithashtu në rrethana të misterioze.
Top Channel