Burri në Britani urdhërohet të dalë nga konteineri ku kishte jetuar për 30 vjet (fotot)

01/09/2022 16:38

Mobilje klasike, dysheme me pllaka të bardha dhe objekte të çuditshme të koleksionuara, ishte shtëpia e ëndërrave që një burrë kishte krijuar brenda një kontrineri transporti, në Uells të Britanisë.

Stephen Gibbons kishte jetuar në tokën e tij rreth 1 hektarë në fermën Lighthouse prej 30 vjetësh dhe njihet mirë nga fqinjët, shkruan e përditshmja vendase Metro.

Shtëpia ishte blerë nga babai i tij në vitet 1990 dhe aty 65-vjeçari rriti aty kater fëmijët e tij. Vendi është natyrisht i mbushur me kujtime.

Por pas tre dekadash, këshilli bashkiak i Newport ka vendosur që ish-punonjësi i pastrimit duhet të largohet brenda gjashtë muajve.

Autoritetet thonë se zoti Gibbons ka ndryshuar përdorimin e tokës së tij bujqësore, duke e kthyer në një impjant të riparimit të automjeteve.

Por përveç një traktori, Gibbons insiston se nuk ka riparuar asnjë mjet tjetër ndersa thotë se ka jetuar aty prej vitit 1992 dhe nuk ka njoftuar autoritetet për ndryshim të përdorimit.

“Më është dashur shumë kohë që t’i jap këtë formë”, thotë ai duke treguar shtëpinë e mbushur me ornamente e dekorime.

“Janë të gjitha konteinerë transporti, rrinë të freskëta në verë dhe të ngrohta në dimër. Tashmë këtë e bëjnë edhe njerëz të tjerë por unë e kam bërë që para 30 vjetësh. Tani jetoj vetëm por më parë kam pasur fëmijët këtu”, thotë ai.

Zoti Gibbons, i cili thotë se po humbet gjithçka prej një vendimi të tmerrshëm të autoriteteve, ka apeluar lajmin e dëbimit të ardhur në 2021.

Përfaqësuesi bashkiak James Clarke tha se autoritetet kishin vendosur se struktura ishte ngritur pa leje dhe ishte fshehur për t’iu shmangur rregullatorëve të planifikimit të territorit”.

FOTO GALERI
1/7
Mobilje klasike, dysheme me pllaka të bardha dhe objekte të çuditshme të koleksionuara, ishte shtëpia e ëndërrave që një burrë kishte krijuar brenda një kontrineri transporti, në Uells

Top Channel