23 vjeçarja shpenzon $49,000 në ndërhyrje për t’u dukur si Marilyn Monroe por fansat janë sërish ‘të pakënaqur’ (fotot)

01/09/2022 18:02

Një e re në SHBA që thotë se ka shpenzuar $49,000 në ndërhyrje plastike gjatë disa viteve, thotë se “nuk do të ndalet kurrë” derisa të arrijë pamjen e dëshiruar.

23 vjeçarja Serena Smith, nga Beverley Hills, Kaliforni, thotë se ka bërë një operacion në hundë $7,500, nje në gjoks $11,000 dhe ka shpenzuar më shumë se $15,000 në “mbushje” të tjera, pa përmendur operacionin për “të pasmet braziliane”.

Ajo thotë se kërkon të arrijë pamjen e bukurosheve të ‘kohës së artë’ të Hollywood si aktoret Marilyn Monroe e Jayne Mansfield.

Por megjithse ka shpenzuar rreth $50,000 ajo thotë se nuk ka mbaruar këtu dhe se po përgatitet për një tjetër ndërhyrje, pasi dhe fansat e saj në botën e gjerë të internetit, nuk duken të kënaqur.

Serena thotë se nuk mund të heqë dorë megjithse rekuperimi nga operacionet zgjat disa javë ose muaj të vështira.

“Rekuperimi pas operacioneve është pjesa më e vështirë. Mbështjella e formës duhet mbajtur 23 orë në ditë, nganjëherë për dy muaj dhe gjithë kohës je e mbuluar me plagë ose të enjtura”.

E apasionuara pas ndërhyrjeve shtonte më tej: “Mbaja me vete enë që mbidhnin gjakun dhe lëngjet që më dilnin nga trupi për afro dy javë … nuk ishte diçka e bukur për t’u parë”.

“Kisha dhimbje në të gjithë trupin, sidomos me ndërhyrjen në pasme, duhet të flija përmbys sepse nuk mund të prekja të pasmet”.

Serena thotë se më pas rezultatet e bëjnë të ndjehet më mirë, por ashtu si shumë vese të tjera të njeriut dhe ndërhyrjet estike sjellin varësi dhe tashmë mund të ndalojë për të gjithë jetën.

FOTO GALERI
1/7
Një e re në SHBA që thotë se ka shpenzuar $49,000 në ndërhyrje plastike gjatë disa viteve, thotë se “nuk do të ndalet kurrë”

Top Channel