11-vjeçari përplas disa herë ‘fuoristradën’ para ndjekjes nga policia me shpejtësi të lartë në SHBA (fotot)

01/09/2022 21:37

Një djalë 11-vjeçar në Georgia, mori pa leje kamionçinën e njerkut të tij dhe pasi e përplasi disa herë, u përfshi në një ndjekje të shpejtësisë së lartë me policinë, njoftonin zyrtarët amerikanë.

Fëmija kishte drejtuar makinën me shpejtësi më shumë se 150 km në orë, para përplasjes finale që i dha fund ndjekjes dhe solli ndalimin nga efektivët mesditën e djeshme.

Mediat thonin se djali kishte marrë makinën e njerkut të tij, rreshteri i policisë David Laff, dhe teksa ecte me të ishte përplasur fillimisht me një automat banke në Hinesville.

Por teksa një polic tentoi të ndalonte të riun pas aksidentit ai u rinis me shpejtësi dhe goditi një automjet tjetër.

Në deklaratën e policisë thuhej: “I riu u përfshi në disa aksidente automobilistike dhe rrjedhimsisht arriti të largohej nga oficerët”.

Pas pikasjes në një kryqëzim, kishte nisur ndjekja e policisë gjate se ciles fëmija i kërkuar kishte drejtuar makinën me më shumë se 15 km në orë, sipas autoriteteve. Por teksa kërkonte të hynte në autostradën 95, policia tha se djali kishte dalë nga rruga dhe mbeti i bllokuar në një rrëpirë me baltë.

Zyrtarët thonin se si rallëherë fëmija përballet tashmë me disa akuza si vjedhje prone, mosndalim ndaj urdhrit të policisë, dëmtim prone, e të tjera.

Por për shkak të moshës së tij djali vetëm u dërgua te e ëma e shqetesuar. Ai ishte i palënduar, madje dhe kamionçina e tij kishte vetëm dëme të vogla.

FOTO GALERI
1/3
Një djalë 11-vjeçar në Georgia, mori pa leje kamionçinën e njerkut të tij dhe pasi e përplasi disa herë, u përfshi në një ndjekje të shpejtësisë së lartë me policinë

Top Channel