Vazhdon momenti negativ për Chelsean në këtë fillim sezoni në Premier League angleze.
Skuadra londineze u mposht nga Southampton në sfidën e javës së 5 të kampionatit me skuadrën londineze që çoi dëm avantazhin 1-0 të marrë në pjesën e pare.
Ishte pikërisht minuta e 28 ajo kur Chelsea mori kryesimin në rezultat me Raheem Sterling. Por festa e Tuchel dhe të tijve nuk zgjati shumë pasi Southampton përmbysi gjithçka në minutat 31 dhe 45 teksa shënoi dy herë me Lavian dhe Armstrong.
Në pjesën e dytë, trajneri i Chelsea i rezervoi minuta edhe Armando Brojës, për të cilin kjo përballje kishte një vlerë të veçantë, por sulmuesi i përfaqësueses shqiptare pavarësisht përpjekjeve të tij, nuk mundi dot që të ndihmojë skuadrën londineze të evitojë humbjen, e dyta për të në këtë fillim sezoni
Nuk ka fitues në ndeshjen mes Leeds dhe Evertonit e mbyllur me barazimin 1-1 me skuadrën e Frank Lampard që regjistron barazimin e tretë radhazi.
Ishte Evertoni ai që shënoi i pari me Gordon në minutën e 17, por skuadra nga Liverpool arriti të ruajë avantazhin deri në minutën e 55 kur Leeds barazoi me Sinisterran.
Pas këtij momenti, në fushë mbizotëroi ekuilibri dhe ndeshja u mbyll me rezultatin 1-1. Në ndeshjen tjetër të Premuier League Fulham mundi Brightonin me rezultatin 2-1
Top Channel