Ushtria ukrainase po përpiqet të rimarrë Khersonin për rëndësinë e tij strategjike dhe për të parandaluar rusët nga mbajtja e një “pseudo-referendumi” në zonë, sipas një eksperti për sigurinë ruse.

Dr. Domitila Sagramoso, nga King’s College në Londër, thotë për BBC News se rëndësia “operative dhe strategjike” e qytetit vjen nga: pozicioni i saj gjeostrategjik në lumin Dnipro; qyteti ndihmon në mbrojtjen më të mirë të brigjeve dhe porteve të Detit të Zi dhe afërsia me Krimenë e pushtuar nga Rusia.

Si një nga të vetmet qytete në veri të lumit që kontrollon Rusia, Khersoni ka qenë dhe mund të përdoret përsëri teorikisht si një “pikë” për Rusinë për të avancuar drejt qyteteve të tjera kyçe në jug të Ukrainës, si Mykolaiv dhe Odesa.

Për më tepër, Kanali i Krimesë Veriore,  i cili buron nga Dnipro dhe furnizon me ujë shumicën dërrmuese Krimesë lejon Rusinë të rifurnizojë burimet ujore në gadishullin që ata kanë kontrolluar që nga viti 2014, shpjegon Sagramoso.

Rimarrja e qytetit do të ndihmonte gjithashtu Ukrainën të mbronte më mirë bregun e saj të Detit të Zi dhe portet kryesore, të cilat do ta lejonin atë të vazhdonte tregtinë e drithit dhe të mbronte të gjithë rajonin, shton ajo.

Por përtej përfitimeve të dukshme taktike të kontrollit të këtij qytetit port jetik për vendin, Ukraina e konsideron rajonin si një objektiv kyç për rimarrje të shpejtë për arsye politike, thekson ajo.

Dr. Sagramoso gjithashtu vë në dukje se qyteti në jug të vendit u pushtua shumë herët në luftë nga Rusia dhe mbetet një nga të vetmet zona kryesore urbane që ata kanë qenë në gjendje të sigurojnë dhe mbajnë deri më tani.

Ajo shpjegon se ukrainasit duan të shmangin “pseudo-referendumin për integrimin e zonës në Rusi”, i ngjashëm me votimin e mbajtur në Krime në vitin 2014, që Kremlini thuhet se ka planifikuar për në verë ose fillimin e vjeshtës.

“Edhe nëse një votim i tillë nuk kryhet në mënyrë ligjore, transparente dhe adekuate, ai prapë mund të dërgojë një mesazh se zona po integrohet ngadalë në Rusi”, tha ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA