Kohëve të fundit autorja Olsa Muhameti na kishte treguar se së shpejti duhet të presim prej saj një program bombë, i cili do të titullohej “Kepi i Tundimeve” dhe do të fillonte këtë muaj, ku do të përmbante vetëm 10 episode, por ndryshe nga programet e tjera që jemi mësuar të shikojmë, ky program nuk do të ketë prezantues.
Programi filloi dhe episodet e para u transmetuan, duke i lënë të gjithë gojëhapur nga ky format. ‘Kepi i Tundimeve’ është programi më i ri që ka nisur në Top Channel dhe transmetohet çdo të premte në orën 21:00.
10 konkurrentë, të rinj, seksi, aventurierë, do t’ju duhet të bashkëjetojnë në një vilë ku nuk do të mungojnë sfidat, lojërat dhe tundimet padyshim. Mirëpo, mes tyre nuk duhet të marrëdhënie intime apo puthje pasi buxheti i tyre do të ulet.
Nga ana tjetër Olsa, ka paralajmëruar dhe fillimin e ‘Për’Puthen’, teksa është përfolur se disa nga konkurrentët e ‘Kepit të Tundimeve’ mund të jenë pjesë e sezonit të ri të programit të dashurisë. Duket se dhe autorja po e mendon këtë gjë pasi ka pyet ndjekësit e saj me anë të një ‘Ask-u’ në llogarinë e saj në Instagram nëse duan t’i shohin sërish në ekran.
Olsa para pak muajsh dha një lajm shumë të mirë për të gjithë dashamirësit e këtij programi dashurie.
Do flasim gjatë për Për’Puthen e jashtëzakonshme, që pritet të nisë në shtator, tërësisht e ndryshuar.
Top Channel