23/11 20:33
Përfundoi pa fitues, edhe pse u shënuan dy gola, derbi i Londrës West Ham – Tottenham (1-1).
Skuadra e Antonio Contes e mbyll pjesën e parë në epërsi falë autogolit të Kehrer në minutën e 34-t, por “Hummers” arritën të barazonin me Soucek në të 55-tën.
Një përballje emocionuese deri në sekondat e fundit me raste nga të dyja skuadrat, por që nuk nxori një fitues. Gjithsesi, ekipi i Contes mbetet në pjesën e sipërme të tabelës (vendi i tretë) me 11 pikë, katër më pak se Arsenali.
Ky ishte barazimi i dytë sezonal për “Spurs”, pas atij të rritur 2-2 në derbin me Chelsea-n, ndërkohë në tri sfidat e tjera kanë arritur fitore.
U mbyll pa fitues edhe sfida mes Bournemouthit dhe Wolves (0-0).
Top Channel