Shkëndija e Tetovës kthehet shumë shpejt tek fitorja pas humbjes 2-0 përballë Strugës në derbin e shqiptarëve. Ekipi kuqezi ka reaguar në mënyrën e duhur në trensfërtë me Tkves, duke triumfuar 1-3.
Edhe pse u gjendën në disavantazh që minutën e 19-të pas golit të Spahiut, tetovarëte përmbysën rezultatit falë finalizimeve të sakta të Hasanit e Ditës në pjesën e parë dhe golit të Dorievit në fraksionin e dytë.
Shënon fitoren e pestë radhazi në kampionat Struga, që iu imponua 2-1 Sileksit. Golin e parë të takimit e shënoi Ibraimi në minutën e 31-të, por miqtë barazuan në të 72-tën me Ristovskin.
Struga mbeti me 10 futbollistë në fushë në minutën e 74-t, pas ndëshkimit te Ilieskit me karton të kuq. Edhe pse në inferioritet numerik, Struga shënoi të dytin me Shabanin tetë minuta më vonë. Në takimet e tjera Akademija Pandev fitoi thellë 3-0 me FK Skopjen, ndërsa Makedonija GP barazoi 1-1 me Rabotnickin.
Top Channel