Kastrioti njofton zyrtarizimet e radhës, një portier e një mesfushor
31/08/2022 21:40
Të tjera nënshkrime nga Kastrioti në limitet e merkatos verore. Klubi krutan ka zyrtarizuar firmat me Livio Malajn dhe Abjel Bejzaden.
“Malaj luan në rolin e portierit, teksa më parë ka qenë pjesë e Laçit, Partizanit dhe Lushnjës. Ndërsa Bejzade është mesfushor dhe vjen te Kastrioti pas një përvojë me Turbinën e Cërrikut. Gjithashtu ka qenë pjesë edhe e ekipit të NK Lokomotiva në Kroaci, Laçit dhe Korabit në Shqipëri. KS Kastrioti i’u uron mirëseardhjen të dy lojtarëve dhe një sezon sa më pozitiv me fanellën tonë,” shkruhet në njoftimin e klubit të Kastriotit./ Super Sport