Mes dokumenteve të sekuestruara së fundmi nga FBI në rezidencën e Donald Trump në Mar-a-Lago, raportohet se ish-presidenti mburrej se dinte ‘detaje të pazbuluara’ mbi jetën seksuale të presidentit francez Emmanuel Macron.
Në një raportim të revistës Rolling Stone thuhet se mes dokumenteve të sekuestruara nga FBI në Mar-a-Lago në fillim të muajit, një dosje e titulluar “Artikulli 1a,” listohej si “info mbi Presidentin e Francës.”
Përmbajtja e dokumenteve është ende e panjohur, por dy burime të njohura me çështjen thanë për Rolling Stone se jeta personale e Macron ka qenë objekt interesi prej vitesh për ish-presidentin amerikan.
E njëjta gjë mund të thuhet edhe për në Francë ku para disa muajsh bashkëshortja e presidentit Brigite Macron u detyrua të kërcënonte me padi, dy gra që pretendonin se ajo ishte një grua transseksuale, pra e lindur mashkull.
Pretendimet në dokumentin e Trump në Florida kanë bërë që si zyrtarët amerikanë dhe ata francezë të përpiqen të zbulojnë se çfarë saktësisht si Trump për Macron, shkruan publikimi.
Çështja është nëse informacionet e zotëruara nga Trump përbëjnë shkelje të sigurisë.
Jeta e pazakontë seksuale të Macron ka qenë objekt bisedash që prej katapultimit të tij në presidencë në 2017.
Ish-bankieri 44-është kthyer në politikan rreth vitit 2010 deh thotë se është martuar me ish-mësuesen e tij Brigitte, që është 25 vjet më e madhe, e divorcuar e nënë e tre fëmijëve.
Trump dhe gruaja e tij Melania kanë kaluar kohë në Francë me çiftin presidencial në 2017, kur dhe ndoqën paradën ushtarake të Ditës së Bastille.
Dosja në SHBA thoshte se në dosje kishin “identifikuar materiale që mund të shkelin marrëveshje të mospublikimit të informacionit të prvilegjuar”.
Raportimi pritet të shkaktojë zhurmë të vazhdueshme në media.
Top Channel