Breshri ekstrem në Spanjë vret 1-vjeçaren, stuhia e paparë e akullit sa një top tenisi plagos 30 të tjerë (fotot)

31/08/2022 15:14

Një vajzë një-vjeçare raportohet se ka vdekur sot në Spanjë gjatë një stuhie ‘horror’ me kokrra breshëri mesatarisht sa një top tenisi, teksa vendi përballet me një valë të paprecedentë moti ekstrem.

E vogla tragjike ishte mes 30 të lënduarve nga pasojat e drejtpërdrejta të stuhisë së djeshme të breshërit në rajonin e Katalonjës, të përqendruar në qytezën La Bisbal de l’Emporda.

Ajo u dërgua në spitalin Josep Trueta Hospital në Girona por vdiq mëngjesin e sotëm prej traumave të rënda në kokë.

Një grua ishte sot ende e shtruar në të njëjtin spital prej plagëve të stuhisë vrastare të breshërit.

Të gjithë ata që u dërguan në spital kishin të vrara ose të prera nga akulli, disa prej të cilëve dhe thyerje të lehta.

Shumë makina e ndërtesa u dëmtuan nga kokrrat gjigante të breshërit, teksa zyrtarët e qytezës së Girona thanë se nuk kishin parë breshër të tillë prej të paktën 20 vjetësh.

Stuhia nisi rreth orës 7.30 pasditen e të martës, disa minuta pas së cilës vajza e vogël pësoi goditjet fatale në kokë, shkruante rrjeti britanik Daily Mail, duke cituar të përditshmen vendase Murcia Today.

Nuk ka të dhëna mbi indentitetin apo vendndodhjen e saktë të incidentit me dy-vjeçaren.

Rrjetet spanjolle thonin se dhjetra telefonata emergjence ishin marrë nga zjarrfikësit e policia.

Foto e video të publikuara nga rajoni tregonin kokrrat e mëdha të breshërit që përplaseshin në tokë e ndërtesa.

Në një video, gurët e breshërit shiheshin të binin rëndë në ujin e një pishine duke ngritur pika të mëdha në ajër.

Ekspertët thonë se rreziku i cikloneve dhe fenomeneve ekstreme ka lidhje me valën e të nxehtit.

Në shtator 2019 stuhi të ashpra në rajonet spanjolle të Alicante e Murcia, morën jetën e shtatë njerëzve, sipas Daily Mail.

FOTO GALERI
1/7
Një vajzë një-vjeçare raportohet se ka vdekur sot në Spanjë gjatë një stuhie ‘horror’ me kokrra breshëri mesatarisht sa një top tenisi

Top Channel