Mijëra persona goditën njëri-tjetrin me domate të mërkurën në qytetin spanjoll Bunol duke festuar rikthimin e bejtes se përvitshme  te quajtur “Tomatina” pas një mungese dyvjeçare për shkak të pandemisë Covid.

Një autokolonë prej gjashtë kamionësh me 130 ton domate u rrotulluan nëpër rrugët e ngushta të qytetit, ndërsa ekipet në kamione shpërndanë domatet mes turmës. Festivali, i cilësuar si “lufta më e madhe e ushqimit në botë” – tërheq shumë turistë.

“Kjo është hera e parë që bëjmë Tomatina pas Covid-it. Mezi kemi pritur sepse donim shumë të ishim në Buñol dhe të bënim sërish festën që të gjithë të huajt të vinin dhe të jetonim emocionet e festivalit.”- tha një burrë.

“Ne po e shijonim shumë, kishte shumë domate, shumë kamionë të mëdhenj që vinin, shumë domate në kokën time gjithashtu, por një përvojë e shkëlqyer.”– tha një grua

“Kjo është hera ime e parë në Tomatina. Më pëlqen vërtet shija e domateve këtu dhe argëtimi, gjithë energjia e gjallë këtu. Më pëlqen Evropën. Më pëlqen kjo eksperience.”

Këtë vit morën pjesë 15 mijë persona. Qyteti me rreth 9,500 banorë që nga viti 2013 ka vendosur një takse për të kontrolluar numrin në rritje të atyre që ndjekin këtë festival ndërsa përbën edhe një burim te madh te ardhurash. Lufta e ushqimit pasohet nga festa, duke përfshirë koncerte që zgjasin deri në mëngjes.

“Tomatina” filloi në vitin 1945 kur vendasit që grindeshin në rrugë në një festival folklorik rrëmbyen domatet nga tezga e një shitesi. “Tomatina” ka frymëzuar festime të ngjashme në Kolumbi, Kosta Rika, Kili dhe Shtetet e Bashkuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA