AC Milan dhe Barcelona kanë arritur marrëveshje të plotë për transferimin e Sergino Dest, sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano.

Tani, Dest është duke diskutuar kushtet personale me Milanin, kurse ylli amerikan do të transferohet në “San Siro”.

Ndërkaq, në marrëveshje është përfshirë edhe opsioni me të drejtë blerjeje, ku nëse aktivizohet nga Milani, atëherë Dest do të nënshkruajë kontratën e re me “Rossonerët” që do ta mbajë atë në “San Siro” deri në vitin 2027.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA