Sulmuesi uruguajan Edinson Cavani, nënshkruan me Valencian në Spanjë (fotot)

30/08/2022 18:58

Ish-sulmuesi i Machester United, Edinson Cavani ka nënshkruar sot një kontratë dy-vjeçare për të luajtur me klubin spanjoll të Valencia.

Goleadori 35-vjeçar ishte një futbollist i lirë pas ndarjes me skuadrën angleze, te e cila erdhi pas aventurës me Paris Saint-Germain ne France, ku shënoi një total prej 200 golash.

“Klubi i futbollit të Valencia ka arritur një marrëveshje me Edinson Cavani për dy sezonet e ardhshme deri në 13 qershor 2024,” shkruante klubi në deklaratën e tij.

Cavani ka shënuar gjithashtu 58 gola në 133 paraqitje me skuadrën e tij kombëtare Uruguai, ndërsa së fundmi ka shprehur dëshirën për të luajtur dhe në kupën e botës 2022 në Katar.
Valencia ka për trajner ish-mesfushorin e Italisë, Gennaro Gattuso, i cili ka fituar kupën e Italisë në 2020 më skuadrën e Napoli.

Valencia u rendit e nënta sezonin e kaluar në La Liga ndërsa arriti finalen e kupës së mbretit në Spanjë, duke humbur me penallti ndaj Real Betis.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA