Ylli i mediave sociale Hasbulla Magomedov ka bërë dje një xhiro me makinën sportive McLaren 720S .
19-vjeçari me nanizëm, kampion i të qeshurave njihet për pamjen e tij prej fëmije, ndërsa dje hipi në makinën sportive që kishte ndaluar para hotelit të tij në Sydney.
I shoqëruar si gjithmonë nga ndihmësit e tij, Hasbulla pozonte për foto në automjetin $500,000 dhe më pas u ngjit në vendin e shoferit.
Hasbulla mbante veshur një blozë Dolce & Gabbana, kapelën karakteristike ‘takia’ dhe një orë Rolex.
Sensacioni i rrjetit TikTok tentoi të mbahej te timoni por nuk arrinte dot pedalet dhe duhet të ndihmohej nga asistentët e tij.
Hasbulla kishte mbërritur në Sydney të shtunën, me rojet dhe garderobën e tij të famshme, teksa u shoqërua drejt hotelit me një makinë Rolls-Royce.
Hasbulla u bë i famshëm në fund të vitit 2020 me videot në Instagram e TikTok ku kryente shaka e lojra te guximshme qesharake.
Me pamjen dhe mendësinë e tij unike, ai shpejt akumuloi një numër të madh ndjekësish.
Hasbulla ka lindur me defiçencë të hormonit të rritjes që i kanë shkaktuar përmasat e vogla të trupit.
Ai është mik me luftëtarin rus të arteve të përziera Khabib Nurmagomedov, dhe prej disa videove me të, i vogli ka marrë pseudonimin ‘Mini Khabib’.
Hasbulla do të flasë sot në Sydney dhe më pas në Melbourne për shakatë dhe famën e tij, si dhe do të takohet me fansat.
Top Channel