Paralajmërimi: Ekstremi i djathtë i Italisë po dobëson unitetin e BE-së përballë Putin

30/08/2022 14:36
Gallerie d'Italia Torino 16 maggio 2022

Partitë progresiste të Italisë duhet të bashkojnë forcat për të parandaluar ardhjen në pushtet të ekstremit të djathtë pasi kjo do të dobësonte unitetin e Evropës ndaj agresionit të Rusisë, Iratxe García liderja e aleances se Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian jep alarmin përpara një votimi vendimtar në 25 shtator.

“Kjo do të minonte më tej vlerat tona themelore të BE-së për barazinë, demokracinë dhe sundimin e ligjit, e do të dobësonte unitetin dhe solidaritetin që na nevojitet kaq shumë tani përballë agresionit të Putinit. Situata është shqetësuese, por kam besim se italianët nuk do të kthehen drejt të djathtës ekstreme”, u shpreh Iratxe García, aleanca Socialistë dhe Demokratët në PE.

Sipas sondazhit të kryer së fundi nga Supermedia Agi/You Trend, koalicioni i krahut të djathtë i udhëhequr nga Giorgia Meloni Vëllezërit e Italisë me Legan e Matteo Salvinit dhe Forza Italia e Silvio Berlusconi, pritet të arrijë një fitore prej  48.2%, i pasuar nga koalicioni i majtë i Enrico Lettës, i udhëhequr nga Partia Demokratike me 29.5% në zgjedhjet e përgjithshme të 25 shtatorit.

Lëvizja populiste Pesë Yjet vjen e treta me 10.9%. Garcia thotë se shumë italianë janë të pakënaqur sepse shohin pabarazi sociale në rritje, kushte dhe mundësi më të këqija punësimi e sfida globale si emigracioni dhe emergjenca klimatike.

Ish kryeministri Enrico Letta thotë se një fitore e këtij krahu të djathtë në vend, do të rëndonte edhe BE-në.

“Mendoj se nëse do të fitonte krahu i djathtë në Itali, kjo do të përbënte një problem të madh për Europën, sepse nuk ka pasur kurrë një vend të madh europian të udhëhequr nga forca politike që kundërshtojnë qartë idenë e komunitetit të Europës në favor të idesë së kombeve të Europës me të drejtë vetoje”, tha Enrico Letta, ish-kryeminister i Italisë.

Partia Demokratike në Itali, deri tani ka arritur të bashkojë shtatë parti të majta, por për momentin kjo nuk duket e mjaftueshme për të mposhtur të djathtën në rritje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA