Marash Kumbulla luajti më pak se gjysmë ore lojë në fitoren 3-0 të Romës përballë Monzas në javën e katërt të Serisë A.
Vetëm pak çaste me vonë Dybala shënoi të dytin personal, duke “vrarë” shpresat e Monzës për rezultat pozitiv. Në minutën e 61-të Ibanez realizoi të tretin për skuadrën e Mourinhos, që përfiton në këtë mënyrë edhe nga ndalesa 0-0 e Milanit në fushën e Sassuolos, duke marrë kreun e klasifikimit.
Nuk bëri blof as Interi, që iu imponua po 3-1 Cremoneses me gola të Correas e Barellas në pjesën e parë dhe të Lautaros në fraksionin e dytë. Modestët e Cremoneses e shënuan golin e nderit në minutën e fundit të kohës së rregullt me Okereken.
Zikaltrit renditen pas Romës, me vetëm një pikë më pas se verdhekuqtë e një më shumë se Milani./Super Sport
Top Channel