Foto ilustuese

Një fëmijë ka mbetur i plagosur këtë mbrëmje, pasi mjeti që drejtohet nga i ati i tij ka humbur kontrollin.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:30 në lagjen nr. 6 të Korçës.

Policia njofton se shtetasi R. K., për shkaqe që ende nuk dihen, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka devijuar nga rruga. I mituri që u lëndua ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Këtë të martë në mëngjes, një aksident tragjik ndodhi në autostradën Fier-Vlorë, ku një 6-vjeçar që po udhëtonte me familjen humbi jetën te mbikalimi i fshatit Panaja.

Familja e tij ishte duke udhëtuar nga aeroporti i Rinasit drejt Vlorës, pasi ishin kthyer nga Turqia ku kishin qenë me  pushime. I ati humbi kontrollin duke u përplasur me trafik-ndarësen dhe më pas është përmbysur në rrugë. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën djali 6 vjeç i familjes Mithi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA