Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar masën e sigurisë një muaj paraburgim edhe për dy të dyshuarit e tjerë në rastin e përdhunimit të 11-vjeçares.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës, ku pesë persona midis tyre një i mitur përdhunuan për shtatë orë një të mitur.

Polica ka arrestuar deri më tani katër persona, ndërsa njëri prej tyre është ende në kërkim.

Sipas prokurorisë teksa 11-vjeçarja po ecte në park i janë afruar tre persona ku fillimisht e kanë ngacmuar me fjalë e pastaj kanë kryer veprimet të tjera pa dëshirën e saj.

Gjykata Themelore e Prishtinës të hënën ka lënë në paraburgim Ekrem Rexhepi 27 vjeç bashkë me vëllanë e tij të mitur, për një muaj nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të përdhunimit.

Mbi 27-vjeçarin pas verifikimeve të bëra rezultuan edhe vepra të tjera penale si “Vjedhja e rëndë”, “Vjedhja e pyllit” dhe “Dhuna në familje”.

Ditën e sotme vendimi u dha edhe për dy personat e tjerë të arrestuar, duke i lënë në burg për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Kosovë.

Ndërkohë në orët e mbrëmjes së djeshme, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla duke bërë thirrje për angazhim maksimal dhe drejtësi si dhe ka njoftuar se edhe dy të dyshuar të tjerë janë arrestuar.

Drejtësi dhe dënim meritor për rastin e dhunimit të së miturës ka kërkuar edhe Presidentja Vjosa Osmani.

Ndërkaq, nga Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës kanë kërkuar dënime të ashpra ndaj dhunuesve të minorenes.

“Duke qenë që vazhdimisht kemi rast në rritje, vlen të theksohet se institucionet tona nuk janë duke punuar mjaftueshëm me trajtim të dhunues apo duke dhënë dënime të ashpra për raste të tilla…institucionet tona duhet të punojnë më shumë dhe duhet të japin dënime të rënda sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, tha Besarta Breznica, Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës.

Të martën mblidhet edhe Grupi për Përgjigje Emergjente në Ministrinë e Drejtësisë për të diskutuar mbi rastin dhe të mërkurën do mbahet dhe një protestë për të kërkuar drejtësi për 11-vjeçaren.

Top Channel