Bayer Leverkuseni hidhet në sulm për Robin Gosens. Largimi i anësorit gjerman nga Interi mund të bëhet temë në ditët e fundit të merkatos dhe situata duket se është në zhvillim në këto momente.
Sot ka pasur kontakte mes dy klubeve: gjermanët kërkojnë lojtarë me përvojë ndërkombëtare dhe ish-i i Atalantës shihet si profili i duhur për përforcimin e “Aspirinave”. Një tjetër pistë është edhe Zakaria e Juventusit.
Përpara se negociatat të përparojnë, drejtuesit e Bayer Leverkusenit dëshirojnë të kryejë kontrolle specifike mjekësore për lojtarin, i cili vitin e kaluar pati probleme të ndryshme fizike.
Gjermani nuk e ka fshehur kurrë dëshirën e tij për të luajtur në Bundesligë. Tani Leverkusen mund t’i ofrojë atij mundësinë. Për më tepër, pak më shumë se 100 km nga Emmerich, që është vendlindja e tij.
Drejtuesit e Interit synojnë të mbushin arkën e klubit me shitjen e mundshme të kartonit të Gosens. Qëllimi është arkëtimi i 60 milionë eurove./Super Sport
Top Channel