“Kampioni i madh që u përmend nga presidenti ditët e fundit është Dybala. I kisha ftuar agjentët në shtëpinë time, por lojtari preferoi Romën”, tha për “Corriere della Sera”, shkruan SuperSport.
Dybala ishte dëshira e madhe e Monzës për sulmin, por argjentinasi u tundua menjëherë nga kryeqytetasit.
Mauro Icardi ishte emri që u përfol për një rikthim në Itali, por duket se ka qenë vetëm një spekulim, teksa Galliani e ka shmangur sulmuesin e PSG-së.
Monza është mundur nga Torino, Udinese dhe Napoli në tre javët e para dhe ende kërkon rezultatin e parë pozitiv në elitën e futbollit italian.