Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka sqaruar se shfaqja e flamurit me yll në festivalin “Sunny Hill” është pjesë e një performance artistike e grupit rok “Asgjë Sikur Dielli”.
Ai shkruan në Twitter se kënga është një satirë kundër regjimit komunist, e realizuar 8 vite më parë nga Alban Nimani, lideri i grupit.
Veliaj ka ironizuar edhe zërat e PD që vrapuan ta komentonin këtë ngjarje, duke theksuar se uron që përfaqësuesit e opozitës të luftojnë me të njëjtin zell edhe Sekretarin e PPSH qe kane në krye të PD dhe sigurimsin aleat.
“Nuk luftohet komunizmi me metoda komuniste! Kënga është një satirë ndaj regjimit! Alban Nimani – dhëndër në Tiranë në një nga familjet më të përndjekura – e ka prodhuar para 8 viteve! Uroj të luftoni me të njëjtin zell sekretarin e PPSH në krye të PD dhe sigurimsin aleat!”, shkruan Veliaj.
Nuk luftohet komunizmi me metoda komuniste!
Kenga eshte nje satire ndaj regjimit! @albannimani – dhender ne Tirane ne nje nga familjet me te perndjekura – e ka prodhuar para 8 viteve!
Uroj te luftoni me te njejtin zell sekretarin e PPSH ne krye te PD dhe sigurimsin aleat! ✌️ https://t.co/Ik4DLifjcV pic.twitter.com/y2gjcKRa1h
— Erion Veliaj #EYC2022 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) August 29, 2022
Top Channel