“Fëmijët kanë arsye për të qenë krenar për babain e tyre”, Kreu i PL flet për hetimet e SPAK: Kam qenë jam e do jem, Ilri Rexhep Metaj

29/08/2022 13:40

Ndërsa SPAK ka nisur hetimet, duke kërkuar edhe në Gjendje Civile për ndryshim apo jo të emrit, për kreun e Partisë së Lirisë, një gjë është e sigurtë, ai është e do të jetë Ilir Rexhep Metaj.

Deklaratën ish Presidenti e bëri ndërsa iu përgjigj interesit të gazetarëve lidhur me hetimet e nisura ndaj tij.

“Kam qenë jam e do të jem Ilir Rexhep Metaj. S’kam asnjë arsye për të mos qenë krenar për emrin tim edhe fëmijët e mi kanë arsye për të qenë krenar edhe për babain e tyre.” u shpreh Meta, ndërsa si shembull paralel solli dekretin e Edi Ramës, asokohe ministër Kulture ku shkruhej Edvin dhe jo Edi.

Më herët gjatë konferencës, Meta denoncoi abuzimet sipas tij të kryera për ujësjellësin e Memaliaj, ku sikundër u shpreh, punimet kanë nisur ende pa u shpallur fituesi në tender, ndërsa kontrata është lidhur 3-4 muaj më vonë.

“Ujësjellësi në Memaliaj dhe fshatra investim mbi 4 mln euro, kryeministri inauguroi një investim që ende s’ka mbaruar. Tenderi shpallej fitues ne 9 prill kurse kryeministri ka vajtur dhe ka nisur punimet Kontrata eshte lidhur me 9 qershor, dy muaj e gjysmë më vonë. Jetojmë në kushtet e një shteti bandidësh. Nuk kemi te bëjmë me një rast të vecantë. Tenderi është formal, edhe kontrata, lidhet pas tre muajsh. Përgjigjet e Edi Ramës, do të jenë para ligjit.

Ky është rasti kur partia dhe shteti shkrihen ne nje, partia vendos kur nisin punimet, nis puna del edhe në TV letrat bëhen më vonë, dhe kontrata pas 3 katër muajsh. Kjo është arsyeja pse largohen shqiptarët është vrarë meritokracia, shteti I së drejtës. A e kuptoni c’bëhet me konkurset për administratë publike?”- u shpreh ndër të tjera Meta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA