Shkodra është peng i ndërtimeve pa vizion dhe mungesës se një plani zhvillimi për hyrjen dhe daljen e qytetit, i cili sjell kaos dhe bllokim të trafikut të automjeteve çdo verë.

Sot për të dalë nga Shkodra, për 2 kilometër rrugë, duhet rreth 1 orë.

Mijëra emigrantë  e turistë të cilët futen në Shqipëri përmes Muriqanit e Hanit te Hotit, trajlerat e tonazhit të larte të eksport-importeve drejt Malit të zi, pushuesit qe i drejtohen plazhit të Velipojës si dhe vete qytetaret e Shkodrës, bashkohen të gjithë në dalje të qytetit.

Arkitekti dhe is- zëvendësministri socialist Zef Çuni, tregon se janë 16 rrugë të cilat të çojnë të gjitha në Urën e Bahcallëkut.

Edhe për Bashkinë e Shkodrës, hyrja – dalja e qytetit është e zhytur në kaos prandaj kërkojnë ndërtimin e një ure të re dhe zgjerimin e rrugës Shkodër – Lezhe.

Në më pak se 3 kilometër, në ketë rrugë janë ndërtuar edhe 3 rrethrrotullime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA