Albin Kurti thotë se papunësia, korrupsioni dhe Serbia janë tri sfidat më të mëdha për Kosovën.

Krijimi i vendeve të reja të punës, veçanërisht për të rinjtë, është për Kurtin sfida e parë për Kosovën. Ai thotë se për të krijuar vende të reja pune Kosova ka nevojë për investime të huaja direkte dhe vende të reja pune të lidhura me to.

“I inkurajoj të gjitha kompanitë evropiane që të investojnë në Kosovë. Kemi parqe teknologjike si në Prizren, rritje të lartë të eksporteve dhe një fuqi punëtore të re dhe të trajnuar mirë.” – tha Albin Kurti në një intervistë për gazetën gjermane “Die Welt”.

Politika tatimore 

Kurti thotë se të ardhurat tatimore në Kosovë janë rritur së fundmi me 34 për qind dhe kjo pa bërë ndryshime në politikën fiskale. Sipas tij kjo do të thotë se njerëzit janë përsëri të gatshëm të paguajnë më shumë taksa, sepse e dinë që qeveria e tij nuk është e korruptuar.

Luftimi i korrupsionit

Si sfidë të dyti Kurti sheh luftën kundër korrupsionit. Sipas tij organet e ndjekjes penale dhe të drejtësisë duhet të jenë edhe më efikase dhe të marrin masa edhe më të rrepta.

Strukturat ilegale serbe

Sfida e tretë është sipas kryeministrit Kurti Serbia, të cilën ai e konsideron si kërcënim për Kosovën. Serbia tha ai për gazetën “Die Welt” po ndërton struktura ilegale, veçanërisht në veri të Kosovës, dhe vazhdon të mbajë lidhje shumë të ngushta me Rusinë. /DW

Top Channel