Dasmë e pazakontë në Fier! Helikopteri hedh petale mbi qytet, dhuron spektakël
28/08/2022 10:28
Gushti njihet si muaji i dasmave, ndërsa fantazitë për organizimin e tyre janë nga më të ndryshme.
Një çift sot ka zgjedhur një dasmë të veçantë në Fier, ku helikopteri hedh petale trëndafilash të kuq, ndërsa në sheshin kryesor kalojnë dasmorët me makina.
Sikurse duket edhe nga pamjet, helikopteri ka hedhur mijëra petale mbi makinat e çiftit të sapo-kurorëzuar.
Në Fier dasmat gjithmonë surprizojnë, nga ceremonitë tradicionale, çiftet kanë zgjedhur të thyejnë këtë traditë duke dhuruar spektakël.
Top Channel