Ina Nanaj, vajza ka Tirana ka ngritur fermen e parë në Shqipëri hidroponike me mikrofiliza. E veçanta e kësaj ferme është se bima rritet vetëm më ujë, pasi të gjithë vlerat ushqyese i ka vetë fara e bimës. Po çfarë është kjo bimë e vogël ?

“Mikrot janë filiza perime, fruta ose lule të shëndetshme.”- tha fermerja Ina Nanaj

Me bimët e vogla, që kanë vlera të mëdha ushqimore Ina u njoh në Hollandë, 7 vite ajo hodhi në treg mikrot, por në atë kohë konsumatori shqiptarë duket se nuk ishte ende gati për të përgatitur ushqimin me bimët e vogla. Sipas Inës, qe pandemia ajo që u mësoi njerëzve rëndësinë e ushqimit cilësor, pasi ne jemi çfarë hamë.

“Në kohën e pandemisë duke parë vemendjne e të gjithë konsumatorëve menduam pse jo mikrot edhe njëherë, sepse mikrofilazat janë janë kategori superfurt të shëndetshme.“- tha fermerja Ina Nanaj

Klientët e bimëve mikro janë nga konsumatori i thjeshtë e deri tek shefat e kuzhinës të restoranteve më të shtrenjta në vend. Për të rritur një bimë mikro nuk kërkon shumë kohë, ky është avantazhi që konsumatori të marrë gjithnjë produktin e freskët.

“Mikrot janë bimë të vogla. Disa nga mikrofilzat jetën e tyre e kanë vetëm 5 ditë, pra kanë nevojë të mbinë për dy ditë dhe bëhen gati për 5 ditë. Por disa të tjera kanë nevojë edhe për 50 ditë. Mbartin të gjithë potencën që ka një farë dhe e shfaqin të gjithë vlerën ushqyese të një fare të një bime në një mikro të vogël.”- tha tha fermerja Ina Nanaj

Në këtë fermë Ina kultivon 36 lloje të ndryshme bimësh mikro.

” Këtu jemi tek mikro e borzilokut. Kjo mikro ka vlerën e 10 herë  më shumë të njëjtës gramaturë se borziloku tjetër. Këtu kemi mirkon e sorelit që bën pjesë tek familja e spinaqit dhe është shumë  e pasur me vitaminë e. ”

Nëse këto mikrofiliza do të ishin në mbjellë në tokë, ato do zinin një sipërfaqe prej 4 hektarësh.

” Këtu jemi në nje sistem vertikal, hidroponik dhe pse ndoshta nuk e shikoni me sy të lirë, poshtë kemi qarkullimin e ujit me të cilën rrite bima dhe këtu nuk kemi as pesticide, as plehra kime pra kemi një bimë të pastër. “

Bimët e saj të vogla Ina I quan magjike për shëndetin e njeriut, nëse interesi për mikrot rritet Ina thotë se është gati për celur pikën e dytë të prodhimit të mikrofilizave qofshin ato perime apo fruta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA