Kyriakos Mitsotakis

Pavarësisht përmasave që ka marrë skandali i përgjimeve në Greqi, kryeministri Kyriakos Mistotakis refuzoi të japë dorëheqjen. Shërbimi sekret grek EYP ka përgjuar Nikos Androulakis, eurodeputet dhe kryetar i partisë së dytë më të madhe opozitare, Pasok, dhe gazetarin e financave, Thanasis Koukakis.

Por gjatë debatit të ashpër në Parlamentin e  Athinës, kreu i qeverisë konservatore përsëriti se përgjimi i telefonit të kryetarit të një partie opozitare ishte një veprim në përputhje me ligjet, edhe pse “politikisht i papranueshëm”. Megjithatë, çdo iniciativë për korrigjimin e këtij gabimi nuk duhet të cenojë punën e rëndësishme të shërbimit sekret EYP., u shpreh ai.

Mitsotakis : Le t’u vëmë vizën gabimeve të djeshme. Përgjimet kishin të bënin me çështje të sigurisë kombëtare. Unë nuk kamë qenë në dijeni të tyre.

Ish-kryeministri dhe kreu i partisë së majtë Syriza, Alexis Tsipras, e kritikoi ashpër duke thënë se kreu i qeverisë ka detyrim ligjor, politik dhe jo më pak moral të zbardhë të kaluarën, ndaj duhet të dorehiqet. Mitsotakis refuzoi duke argumentuar me “përgjegjësinë për të udhëhequr vendin nëpër këtë dimër të vështirë” me një “valë të re pushtimi nga emigrantët. Kohët e fundit është rritur numri i tentativave për kalimin e kufirit në kufirin greko-turk. Skandali i përgjimeve u bë publik në fund të korrikut.

Në atë kohë, Androulakis, kreu i partisë opozitare socialiste Pasok, paraqiti një padi në Gjykatën e Lartë për tentativë spiunimi në telefonin e tij celular, pasi gjeti të instaluar softuerin ilegal Predator. Në vazhdën e zbulimeve, shefi i inteligjencës Panagiotis Kontoleon dhe një këshilltar i afërt i kryeministrit dhanë dorëheqjen.

Top Channel