Shpesh mjaftohemi duke kontrolluar vetëm zemrën e duke harruar një tjetër organ te rëndësishëm që mjeket e quajnë “laboratori i organizmit” siç është mëlçia .
Ky organ nuk te sinjalizon pasi nuk dhemb deri kur shfaq komplikacione të rënda deri dhe humbje jete, ndërkohë që përkeqëson edhe shumë sëmundje te tjera.
“20 vizita 10 dalin me probleme në mëlçi 10, të tjerë me probleme në stomak”- shprehet gastrohepatologja Valdete Malaj.
Mëlçia dëmtohet nga kequshqyerja, yndyrat e larta ne gjak kimikatet e ndryshme për ata qe punojnë neper fasoneri por edhe nga viruset e hepatatiteve. Ata që janë bartës të hepatiteti B të cilët janë të shumtë në Shqipëri, por edhe përdorimi i medikamente te ndryshme e dëmton mëlçine
“Kemi vënë re se gjatë pandemisë përdorimi i shumë medikamenteve, kemi vënë re që ka pasur pacientë me mëlçi të përkeqësuar”- thotë mjekja.
Por si mund ta mbrojmë këtë organ te rëndësishme në trupin tonë ?
“Mënyra e të ushqyerit dhe aktiviteti fizik. Kujdes me pijet alkoolike dhe pijet me ngjyrë. Kontroll çdo 6 muaj”- këshillon gastrohepatologja.
Një në 4 persona ne botë preken nga sëmundje të mëlçisë dhe me shumë 40 persona në ditë vdesin për nga sëmundjet qe prek këtë organ .
Top Channel