Në gjykatë, 20 mijë dosje në pritje/ Në administrativen e Tiranës, 1700 të moshuar presin prej vitesh të marrin pensionet

27/08/2022 15:14

Me dy by-passe dhe një gjendje shëndetësore të përkeqësuar, Shatule Ketës i ka mbaruar durimi.

Prej pesë vitesh ka dalë në pension por një ngatërrese me identitetin e ka lëne me sytë nga gjykatat. Për 20 vjet e moshuara punoi në ish-kooperativën Zoje Curri dhe çdo ditë pune nuk ju regjistrua me emrin që kishte në dokumenta, por me emrin që e njihnin banorët në Klos, si Lile Keta.

E moshuara  paditi shtetin dhe dhjetëra ish-koopetarivistë dëshmuan se gruaja me dy emra ishin i njëjti person. Megjithëse 66-vjeçarja fitoi në shkallën e parë për inerci dosja përfundoi edhe në apelin administrativ në Tiranë, aty ku për shkak te stokut po prej një datë gjyqi prej katër vitesh.

Kërkoj përshpejtim sepse unë 60-70 mijë i marr vetëm ilacce. Dua të më dali pesnioni, kam hallet e mia, mos t’i bie mëqafë fëmijëve“- thotë Shatule Keta.

Në gjykatën administrative Tiranë të apelit stoku ka shkuar në 20 mijë, prej tyre 1720 janë pensionist që për shkak të dokumentave nuk u njihen vitet e punës.

Kam bërë dy operacione, jam me diabet dhe tension. Pensionin nuk po ma nxjerrin“- shton pensionistja.

E njëjta situate është edhe shkallet e para, kryesisht ish-koperativistë apo punëtorë në ndërmarrjet shtetërore kanë humbur dokumentat qe u dogjën gjatë 1997-tës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA