Kryeministri Albin Kurti ka reaguar në Twitter pas marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për heqjen e dokumenteve për hyrje-dalje.
Ai ka thënë se reciprociteti duhet të jetë fryma e zgjidhjeve parimore.
“Reciprociteti duhet të jetë fryma e zgjidhjeve parimore. Javën e kaluar fola me “Die Welt” për masat tona reciproke për targat e makinave dhe dokumentet e hyrje-daljeve me Serbinë, por gjithashtu fola edhe për fuqinë tonë punëtore të re dhe të kualifikuar, luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e demokracisë”, shkroi Kurti.
Reciprocity should be the spirit of principled solutions. Last week I spoke to @welt about our reciprocal measures on car plates & entry-exit docs w/ Serbia but also about our young, skilled labour force, fight against corruption & strengthening democracy. https://t.co/giWnnTbfEJ
— Albin Kurti (@albinkurti) August 27, 2022
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për dokumentet identifikuese Përmes një statusi në rrjetin soacial “Twitter”, Borell njofton se tashmë kemi një marrëveshje. Nëpërmjet dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian, Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjeve dhe daljeve për shtetasit me ID të Kosovës, dhe Kosova u dakordua të mos i paraqesë ato për shtetasit me ID serbe, shkruan ai.
Top Channel