Largohet nga Italia, ish-sulmuesi i Interit firmos me rekordmenët e Rusisë

27/08/2022 11:21

Keita Balde u rrit në akademinë e Barcelonës, me ekipin katalanas nuk luajti kurrë, ndërkohë që provoi eksperienca në Itali me Interin, Lazion, Sampdorian dhe Cagliarin, por edhe me Monacon në Francë.

Sulmuesi nga Senegali, i cili fitoi Kupën e Kombeve të Afrikës vitin e kaluar me kombëtaren e tij, ka vendosur të vazhdojë karrierën në Rusi. 27-vjeçari ka firmosur deri në vitin 2025 me Spartakun e Moskës.

Afrim me parametra zero për klubin kryeqytetas, që synon fitimin e titullit kampion në Rusi, trofe që Spartakut i mungon prej vitit 2017.

Keita Balde ishte pjesë e Cagliarit në sezonin e fundit, teksa tani është gati të riniset nga Rusia. Lojtari shpreson të bëjë sa më mirë me Spartakun për të marrë një ftesë nga kombëtarja afrikane në Botërorin e Katarit.

Senegali është pjesë e grupit A, aty ku do të ketë si kundërshtarë vendasit e Katarit, Holandën dhe Ekuadorin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA