Aleksandër Vuçic e pohoi se nuk është arritur të frenohet zbatimi i qeverisë së Kosovës në 1 shtator për targat serbe.

Ai shtoi se kishte kërkuar që prej këtij vendimi të përjashtoheshin serbët që jetojnë në Kosovë. Por gjatë një konference për shtyp sot në Beograd, Vucic rrëfeu se me Prishtinën, nuk u arrit zgjidhje kompromisi për këto dy tema.

Vuçiç: Është e qartë se nuk ka marrëveshje për targat, që do të thotë se zbatimi do të fillojë në 1 shtator. Megjithatë, është një afat prej dy muajsh, kështu që do të shohim.

Vucic insistoi se Serbia nuk pajtohet me njohjen e ndërsjellë mes vendeve. Kjo është kërkesë e Prishtinës që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja të përfundojë me njohje reciproke, por Serbia kërkon zgjidhje kompromisi. “Harrojeni këtë dhe mos ejani në Beograd me histori të tilla sepse janë të pakuptimta”, ishte komenti i tij. Për çështje të tjera jemi të gatshëm të bisedojmë”, shtoi më tej.

Dy vendimet e Qeverisë së Kosovës, nxitën pakënaqësi te serbët në veri të Kosovës. Më 31 korrik dhe 1 gusht, serbët lokalë ngritën barrikada në veri të Kosovës në shenjë pakënaqësie ndaj vendimeve të ekzekutivit kosovar.Pasi u hoqën barrikadat në pasditen e 1 gushtit, Qeveria e Kosovës u zotua se do të shtyjë zbatimin e vendimeve deri më 1 shtator.

Në kuadër të përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje, i dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe ai i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, gjatë kësaj jave qëndruan në Prishtinë dhe Beograd ku u takuan me liderët politikë. Escobar propozoi shtetësinë e dyfishtë si zgjidhje për serbët në Kosovë, ndërsa insistoi që të dy palët të angazhone se nuk do të ketë dhunë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA