Kampionia e notit Federica Pellegrini ‘thyen zemrat’ e burrave teksa martohet me të dashurin Matteo Giunta (fotot)

27/08/2022 17:31

Kampionia bukuroshe e notit Federica Pellegrini është martuar sot me trajnerin e saj në një ceremoni kishtare në Venezia, teksa kishte nisur të postonte në rrjetet sociale prej paradites imazhe nga përgatitjet e ceremonisë.

Notarja tha se do të shpërndante fotot në rrjet për fansat e saj ndërsa detajet e mëtejshme të ceremonisë mbaheshin sekrete, sipas mediave.

Deri në mesditë ajo kishte shpërndarë foto nga kisha e San Zaccaria e zbukuruar me buqeta lulesh për ditën e madhe të sportistes dhe të fejuarit të saj.

Në të tjera foto ajo shihej me të ëmën duke u përgatitur, e veshur me një fustan te bardhë që ende nuk ishte identifikuar nga mediat.

Pellegrini thoshte më herët se nuk ishte aq e emocionuar sa para garave të notit dhe se dasma në Venezia do të ishte “një zbavitje e madhe.”

34 vjecarja raportohet se nuk ka asnjë akord me gazetat për të fotografuar martesen.

FOTO GALERI
1/11
Kampionia bukuroshe e notit Federica Pellegrini është martuar sot me trajnerin e saj në një ceremoni kishtare në Venezia

Top Channel