Burgoset gruaja xheloze që preu ‘organin’ e bashkëshortit në gjumë, pas dyshimeve të tradhtisë (fotot)

27/08/2022 16:54

Given Chilufya është burgosur dje për tre vjet pasi tentoi të priste me thikë penisin e bashkëshortit të saj në mes të natës, pas një debati që kishin pasur mbi dyshimet e tradhtisë.

Gruaja nisi dje dënimin me burg, një javë pasi tentoi djallëzisht të priste penisin e bashkëshortit që flinte.

Në gjykatë u tha se Jimmy Ngulube, nga Kapiri në Zambia, ishte zgjuar papritur në mes të natës së 4 gushtit me një dhimbje të fortë në mes të këmbëve.

Më pas i tmerruar ai kishte parë gruan e tij Given Chilufya që qëndronte në këmbë me thikën e përgjakur në dorë, duke kërcënuar ta vriste.

Çifti faktikisht kishin rënë për të fjetur pas një debati ku 37 vejçarja Chilufya e akuzonte bashkëshortin se e kishte tradhtuar. Ajo më pas ishte zgjuar dhe kishte realizuar hakmarrjen e saj djallëzore.

43 vjeçari Jimmy, thërriti për ndihmë vëllanë e tij, i cili e dërgoi në spital, ku mjekët arritën të riparojnë pjesën më të madhe të dëmit.

Policia vendase u njoftua dhe Chilufya u dërgua në paraburgim.

Dje gjykata e Kapiri dënoi Chilufya me tre vjet burg për plagosje të qëllimshme të bashkëshortit të saj.

Chilufya u lut për mëshirë por gjyaktësi tha se duke sulmuar burrin e saj në atë mënyrë ajo kishte dëshmuar për qëllimin për ta vrarë.

Por Jimmy bashkëshorti i vetëm çapkën që e pëson në këtë mënyrë nga gruaja.

Mediat thonë se më i famshmi është John Wayne Bobbit bashkëshortja e të cilit Lorena i preu organin me një thikë të frikshme pas asaj që ajo quante “vite të tëra abuzimi”.

Pas gjymtimit Lorena ishte larguar me makinë duke mbajtur penisin e prerë në dorë, derisa më vonë e kishte flakur.

Më pas ajo kishte thërritur policinë duke u treguar ku e kishte hedhur copën e penisit.

Copa e prerë ishte gjetur dhe dërguar në spitalin më të afërt, ku ishte realizuar operacioni për rivendosjen e saj të zotit.

FOTO GALERI
1/3
Given Chilufya është burgosur dje për tre vjet pasi tentoi të priste me thikë penisin e bashkëshortit të saj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA