Një statujë prej 10 metrash e sulmuesit të Manchester City-t, Erling Haaland, e cilësuar si “e shëmtuar” është vjedhur në Norvegji.
Skulptura, e cila kushtoi 10,000 paund dhe që do të dilte në ankand, për të ndihmuar me shumën e fituar prej saj në financimin e një spitali në Tanzani, qëndronte në qytetin e lindjes së sulmuesit, Bryne.
Vendasit nuk e pëlqyen në asnjë moment atë statujë dhe për këtë arsye duket se njëri prej tyre ka marrë një vinç dhe e ka larguar atë nga qyteti në mënyrë të fshehtë.
Tore Sivertsen, ishte njeriu që bëri statujën dhe ai i tha “The Sun”: “Mendova se do të ishte mirë të porosisja një statujë për një kauzë të mirë. Disa janë ankuar se është shumë e shëmtuar, por le ta pranojmë, Erling nuk është një djalë i bukur. Por unë jam ende i tronditur që dikush vendosi ta vidhte atë.”
Statuja e Haaland, e cila u hoq natën me ndihmën e një vinçi, ishte punuar në një trung 100-vjeçar.
Top Channel