Rusia tenton ta shpëtojë? Gjykata ruse deklaron urdhër arresti për “spiunen” e kapur në Gramsh, në tentativë për ta ekstraduar

26/08/2022 14:56
Svetlana Timofoeva

Rusia duket se po tenton të shpëtojë shtetasen Svetlana Timofeva, e cila dyshohet për spiunazh, pasi u kap në uzinën e Gramshit duke e fotografuar atë.

Gjykata e Rrethit Meshchansky në Moskë ka lëshuar fletarrestim për Svetlana Valeryevna Timofeyeva, e cila është ndaluar në Shqipëri, nën akuzat për spiunim.

Gjykata ka deklaruar ditën e sotme, më 26 gusht se ka shtuar Timofeyevan, në listën e personave që janë në kërkim nëpër botë.

Data e saj e lindjes, 18 mars 1989, përkon me datën e lindjes së “fotografes-blogeres” Svetlana Timofeeva e ndaluar këtë javë në Shqipëri.

Më 21 gusht, Ministria e Mbrojtjes njoftoi se kishte ndaluar dy shtetas rusë dhe një shtetas ukrainas pranë një uzine ushtarake në Gramsh. Një shtetas rus ka hyrë në territorin e objektit dhe ka tentuar të bëjë fotografi. Gjatë arrestimit, ai hodhi gaz lotsjellës në fytyrën e dy ushtarëve, raportojnë mediet ruse.

Sipas këtyre medieve, Svetlana Timofeeva publikoi në bloget e saj raporte mbi fabrikat, institucionet sociale, njësitë ushtarake të shkatërruara, bunkerët dhe zona ushtarake të braktisura. Ajo udhëtoi në më shumë se 30 vende dhe solli pamjet e objekteve të braktisura nga Islanda, Gjermania, Italia, Shqipëria dhe Bullgaria.

Sipas Gjykatës së Meshchanskyt, Timofeeva u arrestua në mungesë për veprat penale “marrja e paligjshme nga një grup personash e informacionit që përbën sekret shtetëror me rrëmbim, mashtrim, shantazh, shtrëngim, kërcënim për dhunë ose në çdo mënyrë tjetër të paligjshme”. Neni parashikon dënimin në formë burgimi deri në tetë vjet.

Ndërkohë, Gjykata e Elbasanit ka lënë në arrest me burg tre shtetasit rus, të cilët akuzohen për spiunazh.

Akuzat me të cilat do të përballen Mikail Zorin, Zvetlana Timofeva dhe Fedir Alpatov, të arrestuar në uzinën e armëve në Çekin të Gramshit janë “goditje për shkak të detyrës” dhe “dhënie e informacioneve sekrete”.

Nga ana e saj, Prokuroria konkludon se deri në këtë fazë të hetimit posedon bazën e arsyeshme të të dhënave  që krijon dyshimin e bazuar në prova se tre shtetasit e huaj të arrestuar kanë ardhur në Shqipëri me mision nga Shërbimet e Inteligjencës ruse, me detyra të përcaktuara. Në bazë të nenit 279 të Kodit të Procedurës penale, prokurori ka urdhëruar ruajtjen e sekretit hetimor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA