Rama “zbut” Gramshin: Nuk ishte objekt i rëndësisë së veçantë, hetojmë prapaskenat

26/08/2022 15:04

Vizita  e parë në Shqipëri e Xavier Bettel kryeministër i Luksemburgut ishte një mundësi e mirë për kryeministrin  Edi Rama për të kërkuar rritjen e prezencës të investimeve nga Luksemburgu në vendin tonë.

Arrestimin e dy rusëve dhe një ukrainasi fundjavën e shkuar në Gramsh, kryeministri Edi Rama nuk e shikon si cenim të Sigurisë Kombëtare. Sipas tij duhet zbuluar prapaskena e vërtetë e kësaj vizite.

“Mjegulla e ngritur mbi objektet e rëndësisë së veçantë ishte për të qarë dhe për të qeshur. Ato nuk janë objekte të rëndësisë së veçantë. Ajo që duhet të na shqetësojë është që çfarë qëllimesh kanë këta persona në vendin tonë. I takon hetimit të nxjerrë më shumë, shqetësimi ynë është se çfarë qëllimesh kanë këta persona. Duhet të shohim nga hetimi dhe gjykimi se cili është qëllimi i vërtetë”.

Kryeministri Luksemburgut dha një koment të kujdesshëm,  për tre të arrestuarit nën dyshimin për spiunazh.

“Xavier Bettel kryeministër i Luksemburgut-“Të gjithë duhet të dimë, që sot mund të bëhet fjalë për një c ‘stabilizim material por mund të behet fjalë për një ç’stabilizim në nivelin e informimit, të informacionit dhe ka një vullnet për të kapur vëmendjen e të gjithëve dhe për ç’stabilizuar disa kolegë.  Për shembull disa kolegë europianë qortojnë ndërhyrjen e Rusisë në shumë aktualitete që ndodhin në vendet e tyre, kritikojnë ndërhyrjen e Rusisë, pra na takon neve të tregojmë çfarë është e vërtetë, çfarë është e rreme”.

Kryeministri Edi Rama nuk preferoi të fliste për vënien nën hetim nga SPAK të ish presidentit  Ilir Meta nën dyshimin e një lobimi të padeklaruar në SHBA me vlerë 700.000 USD.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA