Marotta: Kërcënimet e Al-Khelaifit nuk na trembin, rinovojmë me Skriniar

26/08/2022 21:28

PSG kërkon blerjen e Milan Skriniar, por Interi vazhdon të rezistojë dhe të refuzojë milionat e ardhura nga Franca në lidhje me qendërmbrojtësin sllovak, i cili ka edhe një vit kontratë me nënkampionët e Italisë.

E marrim vitin tjetër falas”, deklaroi Nasser Al-Khelaifi, presidenti i PSG-së, të cilit i është përgjigjur Giuseppe Marotta. CEO i Interit foli përpara fillimit të takimit me Lazion edhe në lidhje me merkaton e klubit italian.

Javën e kaluar pronarët shprehën dëshirën e tyre që të mos tundohen nga milionat e PSG-së. Milan është një element shumë i rëndësishëm për ne, sigurisht që do të vazhdojë të jetë i tillë.

Presidenti i PSG-së e do falas vitin tjetër? Kërcënimi i tyre nuk do cenojë vlerat e një djali serioz, ai nuk ndikohet nga fjalët e Al-Khelaifit. Së shpejti do të fillojmë bisedimet e rinovimit, pasi duam të mbajmë për shumë vite tek Interi.

Merkato? Na mungon një afrim i fundit për të kompletuar skuadrën. A disa hipoteza të cilat po i vlerësojmë me qetësi. Na është propozuar Acerbi (Lazio), i cili ndodhet në garë me Akanji (Dortmund) dhe Chalobah (Chelsea)”, deklaroi Marotta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA