Hetimet ndaj Metës/ SPAK i nis kërkesë bankave e tatimeve për llogaritë e LSI-së dhe deklarimet e të ardhurave

26/08/2022 12:47

Prokuroria e Posaçme SPAK i nisi kërkesa bankave dhe tatimeve në funksion të hetimeve të hapura për akuzën e korrupsionit pasiv neni  259 dhe falsifikim të formularëve të deklarimit të partisë, pas kallëzimit të kryer nga Halit Valteri ndaj ish presidentit Ilir meta , Monika Kryemadhi, Vangjel Tavo dhe Iraklis Fidetzis.

Burime të SPAK bëjnë me dije për Top Channel se procedimi penal është regjistruar pa emër dhe drejtohet nga dy prokurorë të posaçëm.

Gazetarja Anila Hoxha bën me dije për Top Channel se SPAK  po kërkon llogaritë nga bankat ndaj subjekteve të lartpërmendura, për të kuptuar transaksionet, sipas të cilit vetëm pasi të mblidhet dokumentacioni përkatës do të vendoset për veprimet e tjera proceduriale si letërporositë drejt USA apo dhe thërritja e të kallëzuarve për tu pyetur.

Në kërkesën e drejtuar bankave kërkohen edhe llogaritë e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim thanë të njëjtat burime që dyshojnë, se të dyshuarit kanë shmangur në formularë deklarimin e të ardhurave.

Deri më tani me shumë gjasë është ende një hetim financiar pranojnë burimet që po verifikojnë kontratat e lobimit. Kallëzimi i dorëzuar nga ish deputeti Valteri përmendte tetë vepra penale  dhe në qendër të tij ishte lobimi me kompaninë MC keon Group.

Hetimet për ish-presidentin Ilir Meta tashmë kryetar i Partisë së Lirisë nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, janë bërë me dije dy ditën më parë, përmes një kërkese që kreu i SPAK Arben Kraja, i drejtoi KQZ-së.

“Për nevojat e këtij procedimi penal kërkojmë kopje të formularit të vetë-deklarimit në zbatim të ligjit nr 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen e emërohen ose ushtrojnë funksione publike” të dorëzuar nga ish Deputeti i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë” Z. Ilir Metaj-Meta”, thuhet në kërkesë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA