Gjatë mesditës së ditës së sotme është hedhur për fazën e grupeve të Europa League, me 32 skuadrat që janë njohur me kundërshtarët e tyre.

Në këto ekipe që kanë mundur të shkojnë deri në raundin e grupeve janë edhe skuadrat e katër lojtarëve shqiptarë.

Arsenali, ku luan Granit Xhaka, ka rënë në grupin A së bashku me PSV, Bodo/ Glimt dhe Zurich.

Roma e Marash Kumbullës ndodhet në grupin C, ku kundërshtarë do ketë Ludogorets, Real Betis dhe HJK.

Sheriff Tiraspoli, ku luan Regi Lushkja ka rënë në grupin e E, ku do ketë kundërshtarë shumë të fortë si Manchester United, Real Sociedad dhe Omonia.

Ndërsa Lazio i Elseid Hysaj ka rënë në grupin F së bashku me Feyenoord, Midtjlylland dhe Strum.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA