Jarrett Johnson është gjetur i vdekur në një apartament të boksierit të njohur Floyd Mayweather në Las Veags.
Mediet amerikane raportojnë se 24-vjeçari dyshohet se mund të ketë kryer vetëvrasje. Ai është gjetur i varur në dhomën e ndenjes nga e dashura e boksierit Mayweather, Jamie Lynn, i cili është edhe kushëriri i Johnson. Megjithatë ende nuk ka asnjë raport zyrtar për këtë dyshim.
Burime anonime mësohet se i kanë thënë medieve amerikane se: “Na u tha se 24-vjeçari Jarrett Johnson u pa nga një mik, që u shfaq në apartament rreth orës 16:30 më 22 gusht. Miku i tij thirri 911 … por në momentin që policia u përgjigj, Johnson kishte ndërruar jetë”.
Sipas burimeve, vetëvrasja mund të lidhet me depresionin, që ishte duke kaluar lojtari i futbollit amerikan që kur i vëllai, Justice, u vra në vitin 2019, kohë kur Jarrett ishte vetëm 18 vjeç.
Top Channel