Çifti britanik mbetet gojëhapur kur aktori Keanu Reeves vjen në ceremoninë e martesës së tyre ‘i paftuar’ (fotot)

26/08/2022 16:33

Një çift britanik kishin mbetur pa fjalë në ceremoninë e tyre të martesës, kur aktori i njohur e mjaft popullor Keanu Reeves, vendosi të hyjë në pritjen e tyre.

Surpriza e bukur ndodhi në sallën e hotelit Fawsley Hall në Northamptonshire, pak pasi James e Nikki Roadnight i kishin dhënë premtimet e dashurisë njëri-tjetrit në fundjavë.

Të sapomartuarit ishin hasur rastësisht me yllin e filmit ‘Matrix’ që po qëndronte në të njëjtin hotel, dhe rrjedhimisht e bëri edhe më të paharruar ceremoninë e tyre.

Nikki tha më pas për rrjetin Newsweek se i shoqi i kishte thënë aktorit se sapo ishin martuar dhe kur u takuan në barin e hotelit i kërkoi nëse mund të bashkohej me ta për të pirë diçka.

Aktori i Hollywood kishte pranuar ftesën dhe më vonë habiti si çiftin dhe të ftuarit e tjerë.

“Ai na tha që do të vinte dhe e mbajti fjalën,” tha Nikki.

Nusja tregon se stafi i hotelit e kishte njoftuar se kishte ardhur “një i ftuar i veçantë dhe Reeves erdhi për të bërë urimet dhe fotografi me çiftin. Gjithsesi ai nuk qëndroi gjatë pasi tha se ishte lodhur nga fluturimi që sapo kishte bërë.

“Ai bëri foto me ne dhe të ftuarit!”

Këta të fundit shpërndanin imazhet në rrjetet sociale, teksa një prej të pranishmëve shkruante:

“Shoqja ime e ngushtë u martua sot dhe Keanu Reeves për ta uruar e për të na përshëndetur. Një djalë shumë i sjellshëm që uroi shoqen time Nicola dhe bashkëhsortin e saj James!”, shkruante Nikki.

E përditshmja britanike Independent, shkruan se kjo nuk është hera e parë që aktori vjen i paftuar në një martesë.

Edhe në 2018, ai erdhi papritur në ceremoninë e një çifti që po martoheshin në Neë York.

Ata shkruanin: “Moray & Maura u martuan në New York dhe në fotot e tyre doli një djalë i pakujdesur mirë. Moray dukej shume më mirë me kostumin e fundin e tij skocez sesa #KeanuReeves.

FOTO GALERI
1/5
Një çift britanik kishin mbetur pa fjalë në ceremoninë e tyre të martesës, kur aktori i njohur e mjaft popullor Keanu Reeves, vendosi të hyjë në pritje

Top Channel