Akuzat ndaj Trump, Gjykatësi urdhëron bërjen publike të dokumentave në mënyrë të reduktuar

26/08/2022 10:12

Një gjykatës amerikan ka urdhëruar hetuesit të lëshojnë në mënyrë të redaktuar të dokumentet gjyqësore që u gjetën në shtëpinë e ish-presidentit Donald Trump.

Versioni publik i deklaratës, një dokument që përfshin provat e mbledhura nga prokurorët, mund të zbulojë detaje të reja rreth hetimit.

Departamenti i Drejtësisë kishte kundërshtuar lëshimin e një versioni të pacensuruar mes hetimeve të tij në vazhdim. Kërkimi i FBI-së ishte pjesë e një hetimi për keqpërdorimin e mundshëm të dokumenteve.

Sipas urdhrit të kërkimit, FBI donte të shihte nëse zoti Trump kreu një krim duke i trajtuar në mënyrë të pahijshme të dhënat e qeverisë kur ai i çoi ato nga Shtëpia e Bardhë në Mar-a-Lago pasi administrata e tij mbaroi. Presidentëve të SHBA-së u kërkohet të transferojnë dokumente dhe email në Arkivin Kombëtar kur të largohen nga detyra.

Ish-presidenti amerikan ka mohuar keqbërjen dhe këmbëngul se dosjet e klasifikuara që hetuesit thonë se u gjetën në Florida tashmë ishin deklasifikuar nga ai vetë.

Të enjten, gjykatësi i magjistraturës amerikane Bruce Reinhart urdhëroi që deklarata të lëshohej me redaktime deri në mesditën (17:00 BST) të premten.

Ai tha se prokurorët kishin demonstruar një “arsye bindëse” për të errësuar pjesë të dokumentit, i cili do të zbulonte identitetin e dëshmitarëve, agjentëve të zbatimit të ligjit dhe palëve të pa akuzuara, si dhe “strategjinë, drejtimin, shtrirjen, burimet dhe metodat e hetimit”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta