U takua me serbët në veri të Kosovës, Lajçak: Një shtatori do të jetë një ditë normale

25/08/2022 11:31

Pas takimit me serbët në veri të Kosovës, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur për gazetarët ku është shprehur se një shtatori do të jetë një ditë normale.

Ai u shpreh se ka disa opsione dhe spekulime për shtyrjen e vendimit por ai vetë nuk di asgjë, ndërsa në lidhje me vendimin për të larguar serbët nga institucionet ai tha se nuk dëshiron të spekulojë.

“Një shtatori do të jetë ditë normale. Ka disa opsione dhe spekulime, por ka disa opsione të mira (i pyetur nëse është opsion shtyrja e vendimit për tre ose gjashtë muaj). Nuk do të ketë barrikada. Kemi dëgjuar kërkesat e serbëve tani misionin e vazhdojmë në Beograd.”- tha Lajçak.

I pyetur për vendimin e serbëve për tu larguar nga institucionet Lajcak tha se nuk dëshiron të spekulojë.
Ndërkohë që Escobar tha se misioni për të gjetur një zgjidhje para 1 shtatorit vazhdon sot në Beograd dhe më gjerësisht do të flasë sot më vonë ose nesër

Top Channel