SHBA nxjerr nga deti gjuajtësin $65mln që ra nga aeroplanmbajtësja gjatë stuhisë (fotot)

25/08/2022 17:13

Një avion ushtarak amerikan që ishte marrë nga era e fortë dhe hedhur në det nga aeroplanmbajtësja gjatë një stuhie, është rekuperuar, njoftonte sot marina e SHBA.

Gjuatësi i tipit F-18E Super Hornet me vlere rreth 65 milione dollare, kishte rënë nga kuverta e aeroplanmbajtëses USS Harry S. Truman “pas një moti të keq të papritur” më 8 korrik.

Marina e SHBA tha se kishte arritur të nxirrte avionin nga deti Mesdhe, teksa pamjet e marra në ishullin italian të Siçilisë e tregonin atë të mbëshjellë me veshje mbrojtëse, të vendosur në transportusen ushtarake USNS Mendonca.

Zyrtarët thanë se gjuajtësi ishte gjetur në një thellësi prej 3,500 metra nga grupet e kërkimit nënujor.

Avioni i rekuperuar një javë më parë tashmë është vendosur në një bazë ushtarake dhe do të transportohet drejt SHBA.

Komandanti Miguel Lewis, tha: “Grupe e specialistëve SUPSALV realizuan operacionin e sigurt të rekuperimit brenda 27 ditëve nga incidenti”.

“I gjithë oepracioni nuk zgjati më shumë se 24 orë, që tregon përkushtimin dhe aftësitë e grupit”.

FOTO GALERI
1/5
Gjuatësi i tipit F-18E Super Hornet me vlere rreth 65 milione dollare, kishte rënë nga kuverta e aeroplanmbajtëses USS Harry S. Truman

Top Channel