Rita Ora me syze dielli ‘polumbar’, shfaq trupin e stërvitur pas martesës me regjizorin Taika Waititi (fotot)

25/08/2022 16:02

Dje e sapomartuara Rita Ora dukej në formë të mirë sportive teksa kishte dalë “për t’u freskuar” në kryeqytetin britanik pas një sesioni stërvitjeje.

Vetëm javës që shkoi ajo besohet se është martuar me regjizorin Taika Waititi në një ceremoni intime në Londër.

Këngëtarja 31 vjeçare shfaqje barkun e stërvitur me një veshje të shkurtër të sipërme e të poshtme, të shoqëruara me atlete dhe çorape të bardha të gjata.

Si aksesorë Rita mbante disa unaza e zinxhirë floriri, ndërsa syzet e saj të diellit ishin ato që tërhoqën vëmendjen me masën e madhe dhe formën e çuditshme të zhytësave nënujorë.

Ajo mbante një bluzë të bardhë në një dorë dhe një gotë plastike që dukej si lëng frutash në tjetrën.

Këngëtarja besohet se ka ndryshuar tashmë dhe emrin teksa pritet të quhet zonja Waititi-Ora pas martesës me regjizorin 46 vjeçar të filmit ‘Thor: Love And Thunder’.

Rita e Taika kanë nisur të shoqërohen prej marsit 2021, para se bënin publike romancën e tyre në gusht të atij viti.

Një burim i njohur me çiftin tha për të përditshmen The Sun: “U martuan në një ceremoni të vogël, u ishin prezentë vetëm miqtë e familjarët më të afërt”.

“Megjithse jeton e rrethuar nga fama, Rita kërkon ta mbajë private lidhjen e saj dhe nuk dëshironte shumë këngë e valle për martesën”.

Burimi shtonte: “Rita ka nisur tashmë punën në studio për albumin e saj të tretë, pas sesioneve me shkrimtarin e Ava Max Noah Cyrus, Rollo.”

FOTO GALERI
1/7
Dje e sapomartuara Rita Ora dukej në formë të mirë sportive teksa kishte dalë “për t’u freskuar” në kryeqytetin britanik

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA