Nën masa të forta sigurie dhe me veshje antiplumb është paraqitur në gjykatën e Kurbinit për rivlerësimin e masës së sigurisë Jeton Lami punonjës i Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në policinë e shtetit.

Lami akuzohet për shpërdorim detyre pasi dyshohet ka shoqëruar Ervis Martinajn gjatë kohës që ai ka qenë në kërkim. Gjykata e Kurbinit e ka lënë në fuqi vendimin për të arrest me burg.

Para togave të zeza nuk ka mbajtur asnjë qëndrim për shoqërinë me të shumë kërkuarin ndërkohë i vetmi fakt sipas burimeve që implikon Lami është data 5 gusht kur është parë në Durrës të dale nga e njëjta makine me Martinaj.

Në përfundim të seancës avokati i tij mbrojtës tha se nuk ka prova të mjaftueshme për ta mbajtur në burg.

Qëndrimi jonë ka qenë vetëm për kushtet e sigurimit dhe dhënies së masës. Lidhur me rrethanat e tjera do dalin gjatë hetimit të çështjes . Nuk ka dhënë asnjë shpjegim deri tani. Ne e konsiderojmë të papërshtatshme faktin që do qëndrojë në arrest me burg dhe do e ankimojmë. Janë rrethana të paqarta”- u shpreh avokati mbrojtës, Gentjan Rumano.

Emri i agjentit u bë i njohur për policinë pas denoncimit të familjareve në komisariatin e Kurbinit për humbjen e kontakteve me të shume kërkuarin.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA